Debati/ Thano: 30 vite me të njëjtët aktorë politikë, duhet ndryshim. Meço: Është vonë në 8 mars për këtë gjë
Në një intervistë për PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetarja Sonila Meço debatoi me gazetarin Adrian Thano lidhur me zgjedhjet dhe alternativën e 25 prillit.
Meço: Në këto 8 vite shteti është në duart e Edi Ramës. Ne nuk kemi asnjë mjet si qytetar. Shpresa jonë është se t'ia tundim mirë dhëmbët këtij që vjen. Pasi iku Berisha, vota ishte kundër se Nano e kishte mbledhur. Çfarë alternative kemi sot?
Thano: Këtë gjë e bëjnë parti e mëdha. E fusin popullin në një llogore të teatrit politik të konflikt duke akuzuar njëri-tjetrin për gjëra që i kanë bërë vetë dhe kur vijnë në pushtet...
Meço: Si thyhet kjo?
Thano: Kemi 30 vite me të njëjtët aktorë politikë. Për mua ndryshimi lindin nga vetëdija qytetare.
Meço: Është vonë në 8 mars për këtë gjë.
Thano: Këta kanë krijuar këtë sistem duke lënë njëri-tjetrin alternativë.
Meço: Ti thua se nuk kanë alternativë në 25 prill.