Rama prezanton videon 3D të godinës së re të transportit në Berat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2021, 09:28
Kryeministri Rama ka postuar një video në Facebook ku bën me dije se puna për ndërtimin e godinës së re të Shërbimit të Transportit Rrugor në Berat, vijon me ritme të larta.
“35, 000 drejtues mjetesh tashmë do të përfitojnë kushte dinjitoze pune”, kështu është shprehur ai në postimin e tij.
"Mirëmëngjes dhe me punën që vijon me ritme të larta për ndërtimin e godinës së re të Shërbimit të Transportit Rrugor në Berat, që do të mundësojë kushte dinjitoze pune dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për 35,000 drejtues mjetesh, ju uroj një ditë të mbarë," thotë postimi i plotë i kryeministrit.