Të gjithë drejt Tiranës, ministra e ish-ministra 'zbarkojnë' për fushatë në kryeqytet

Partitë politike kanë dorëzuar ditën e djeshme listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit dhe vlen për t’u thënë se frika më e madhe ka qenë Tirana.

Me plot kuptimin e fjalës, kryeqyteti është blinduar nga figurat më të rëndësishme të partive kryesore duke e bërë sfidën e karrigeve në Kuvend më të vështirë.

Partia Socialiste tërhoqi vëmendjen e të gjithëve përgjatë këtyre ditëve, pas deklaratave të kryesocialistit Edi Rama se në listën e Tiranës do të përfshiheshin edhe inxhinierja Luljeta Bozo dhe shefja e Infektivit Najada Çomo. Kryeministri tha se dy zonjat janë drejtueset e shumë sfidave që kemi kaluar përgjatë kësaj periudhe, siç është tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia.
Dhe kështu u bë, Luljeta Bozo kryeson listën e PS në Tiranë, e ndjekur fill nga Najada Çomo. I treti në listë është vetë kryetari i PS në Tiranë, Ervin Bushati, i ndjekur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Arben Agmetaj, Ulsi Manja e Etilda Gjoni. Në listë shihen edhe ministra të tjerë e figura të rëndësishme të partisë dhe qeverisë, si Elisa Spiropali e 9-ta, Belinda Balluku e 10-ta, ish prefekti Toni Gogu i 11-ti. Çudi bën ministri i Diasporës, Pandeli Majko i renditur i 19-ti, duke ngritur dyshime për arritjen e tij.

Lista rendore PS në Tiranë:

1-Luljeta Bozo
2. Najada Como
3. Ervin Bushati
4. Ogerta Manastirliu
5. Arben Ahmetaj
6. Ulsi Manja
7. Etilda Gjonaj
8. Arben PëllumbI
9. Elisa Spiropali
10. Belinda Balluku
11. Toni Gogu
12. Etien Xhafaj
13. Ermonela Felaj
14. Xhemal Qefaliaj
15. Fidel Ylli
16. Klotilda Ferhati
17. Alqi Bllako
18. Eduart Shalsi
19. Pandeli Majko
20. Plarent Ndreca
21. Mimi Kodheli
22. Dallendyshe Bici
23. Fatmir Xhafa
24. Ylli Shehu
25. Alfred Mmuharremi
26. Romina Kuko
27. Edmond Rushi
28. Spartak Braho
29. Klodeta Dibra
30. Ornaldo Rakipi
31. Bora Muzhaqi
32. Eljo Hysko
33. Vaid Shaba
34. Kledina Skendo
35. Halit Valteri
36. Tahir Muhedini

Tirana blind është nga ana e Partisë Demokratike dhe 12 aleatëve të saj, duke sjellë në kryeqytet ish-ministra e kryetar partish. Në listë shihen Lulzim Basha që mban vendin e parë në renditje,i ndjekur nga Jorida Tabaku e ish-ministri Alfred Rushaj. Ish-kryeministri Sali Berisha është renditur i 5-ti mes kandidatëve demokratë.

Gjithashtu po në Tiranë i është besuar një vend i sigurt Fatmir Mediut kreut të PR, aleat i Bashës duke e renditur të 7-tin, si dhe Shpëtim Idrizit të PDIU, të 9-tin, Vangjel Dule (PBDNJ) i 11-ti apo Dashamir Shehi (LZHK) i 13-ti.

Lista rendore PD në Tiranë:

1- Lulzim Basha
2- Jorida Tabaku
3- Afred Rushaj
4- Albana Vokshi
5- Sali Berisha
6- Agron Shehaj
7- Fatmir Mediu (Aleat PR)
8- Grida Duma
9 – Shpetim Idrizi (Aleat PDIU)
10 – Belind Këlliçi
11- Vangjel Dule (Aleat PBDNJ)
12- Mesila Doda ( Aleat PDIU)
13- Dashamir Shehi (Aleat LZHK)
14- Flamur Noka
15- Orjola Pampuri
16 – Aldo Bumci
17 – Ivi Kaso
18- Oriela Nebijaj
19 Gent Strazimiri
20- Mirela Tabaku
21- Çlirim Gjata Aleat
22- Sali Shehu (Aleat FRD)
23 Gazmend Koduzi
24- Enkeleda Sallaku
25- Arben Tafaj
26- Dorjan Teliti
27-Arjana Çela
28- Artur Rroshi
29- Anduena Qefalia
30- Ylber Valteri (Aleat PSD)
31- Taulanda Jupi
32 – Petrit Doda (Aleat PLL)
33- Lediana Fratari
34 Korab Lita (Aleat BLD)
35- Rivelino Çuno
36- Asllan Dogjani
37- Mimoza Hajdarmataj
38- Dhimitër Muslia (Aleat PKD)
39- Bashkim Murati
40 – Juela Hamati
41- Avzi Ahmati
42 Ethem Aga

Lexo edhe: Nisin “ethet” elektorale/ Rama mes Adriatikut dhe Jonit, Basha, Idrizi dhe Mediu i besojnë Tiranës… Kryemadhi drejt Fierit dhe jo vetëm

E çuditshme ishte edhe lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim . Thuajse e gjithë kryesia e partisë ishin renditur njëri pas tjetrit të kryesuar nga Monika Kryemadhi, kryetarja. Ajo ndiqej nga dy nënkryetarët e partisë Erisa Xhixho dhe Petrit Vasili, ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha dhe Përparim Spahiu e Edmond Haxhinasto. Pjesa e tjetër e listës me disa përjashtime, janë emra të padëgjuar më parë në fushën e politikës.

Qarku TIRANË

1.MONIKA KRYEMADHI

2.ERISA XHIXHO

3.PETRIT VASILI

4.KLAJDA GJOSHA

5.PËRPARIM SPAHIU

6.EDMOND HAXHINASTO

7.FLOIDA KËRPAÇI

8.NORA MALAJ

9.KLEVI POJANA

10.SILVA CAKA

11.BESNIK JAKAJ

12.ALDI FUSHA

13.ERIONA BIXHA

14.FAIK BASHA

15.BLERDI LIÇAJ

16.PETRIT BARA

17.VIRON BEZHANI

18.ESMERALDA DEMIRAJ

19.ARBEN MUÇAJ

20.SOKOL PONARI

21.ELONA DHIMA

22.ETION JOKA

23.LEMI MUÇAJ

24.MELISA CAHANI

25.VOJO BREGU

26.AGRON KARAJ

27.SARA KAU

28.ARDIAN HASALAMI

29.DENIS HIDRI

30.IVA ÇARÇIU

31.ERALD KAJA

32.KLODIAN DOKA

33.NIKOLETA PETI

34.ALERT ZHURDA

35.ARBEN RROKO

36.BRISIDA SHEHAJ

 Lista ka dorëzuat edhe Partia Social Demokrate e Tom Doshit, e kryesuar nga vetë ai. Doshi është ndarë në dy qytete, duke zhvilluar fushatën e tij në Shkodër, bastionin e tij dhe në kryeqytet.