Zgjedhjet e 25 Prillit/ I teti në listë, ja ku garon kryeministri Edi Rama
Teksa pritet zyrtarizimi i plotë i listës së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, Ora News mëson se ku do të garojë kryeministri Edi Rama.
Kreu i mazhorancës do të jetë i teti në listë në qarkun e Vlorës dhe Durrësit.
Lexo edhe: EMRAT/ Nga Kukësi në Korçë, ja 12 kryesuesit e PS në qarqe
Kryeministri e la të kuptohej edhe gjatë komunikimit me mediat nga selia e PS pasditen e sotme teksa ndër të tjera u shpreh:
"Jo do të vendosem aty ku është objektivi bazë dhe bashkë me skuadrën do të luftojmë për të realizuar objektivin bazë dhe objektivin maksimal. Nëse nuk do të bëj më shumë se të tjerët nuk do të meritoja të rrija në këtë vend. Nuk mund tu them udhëheqësve të qarqeve që ju shkoni dhe luftoni në kufirin poshtë dhe unë po ju shoh nga lart. Objektivi im minimal është që rezultati që kemi arritur me numrin e deputetëve dhe deputeteve në parlament në 2017 të mos bjerë, ky është minimal".
Lexo edhe: Rama i qartë për 25 prillin: Objektivi bazë është 78 mandate, maksimal 88 mandate