"Nuk i gjykova të përshtatshme rrethanat e ofruara" Pollo tregon pse nuk është në listën e kandidatëve të PD
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2021, 09:54
Genc Pollo, një nga figurat e njohura në Partinë Demokratike nuk është në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 Prillit.
Në një reagim të tij Pollo shkruan se ka vendosur vetë të mos kandidonte pasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykoi të përshtatshme.
“Unë vendosa të mos kandidoj për deputet në listat e Partisë Demokratike mbasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme.
Por Pollo është I bindur se rotacioni është absolutisht i domosdoshëm
“Megjithatë unë uroj që PD e aleatë të realizojnë në 25 prill rotacionin politik që mbetet absolutisht i domosdoshëm” shkruan Pollo