Shkatërrohet grupi ndërkombëtar i drogës, 55 të arrestuar, mes tyre 27 shqiptarë

Drejtoria e Antimafias italiane me urdhër të Prokurorisë së Romës kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm , një operacionin antidrogë i cili ka çuar në shkatërrimin e një trafiku lëndësh narkotike mes Shqipërisë e Italisë.

Në masa ndalimi janë vënë 55 persona si anëtarë të tre grupeve kriminale trafikantësh, me baza në territorin e provincës së Romës si dhe në qytetet italiane Brescia, Modena, Macerat, Genova (komuna Rapallo), Parma, Reggio Calabria (Cittanova) e jashtë kufirit italian në qytetin Kothen në Gjermani e në qytetin e Vlorës në Shqipëri.

Ndër 55 të ndaluarit 3 janë femra, 27 janë shqiptarë, 22 janë nga Nigeria, 4 janë italianë e 1 është nga Gambia.

Akuza ndaj tyre është pjesëmarrja në aktivitet kriminal, prodhim e trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, falsifikim e mashtrim dokumentesh zyrtarë.

Grupi i shqiptarëve trafikonte marijuanë nga Vlora drejt Italisë. 

Në bashkëpunim me grupin e trafikantëve nigerianë, droga shpërndahej më pas në territorin italian dhe në nivel europian falë një sistemi efikas korrierësh.

Droga transportohej me automjete e autobusë.

Në përditësim...