Regjistrohet edhe Tom Doshi, nuk garon vetëm në Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2021, 00:15
Deputeti Tom Doshi dorëzon zyrtarisht në KQZ listën e kandidatëve të PSD për zgjedhjet e 25 Prillit.
Doshi, përveç qarkut Shkodër, do të garojë edhe në qarkun e Tiranës.
Pavarësisht apelit të ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim, e cila e përmendi me emër, duke kërkuar moskandidimin e tij, Tom Doshi duket i vendosur të zerë sërish një vend në legjislaturën e ardhshme.