Domi: Spekulimet për numrin e vdekjeve do të vazhdojnë për sa kohë nuk ka transparencë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2021, 23:21
I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, Arban Domi, Drejtor i Zhvillimit te Vaksinës, Geo Vax në SHBA u shpreh se spekulimet për numrin e vdekjeve do të vazhdojnë për sa kohë nuk ka transparencë.
Domi: Për numrin e vdekjeve krahasuar me vitin e kaluar. Do të ishte një spekulim nëse do të gjeja arsyen për numrin e lartë të tyre. Ka në pikëpyetje që duhet analizuar. Mendoj se spekulimet nuk duhet të jenë të asnjë anë politike, të atyre që e zvogëlojnë apo e rrisin numrin.
Spekulimet do të vazhdojnë për sa kohë nuk ka transparencë. Prandaj topi është në krahun e shëndetësisë, sepse ata mund të analizojnë numrin e vdekjeve, kur personi largohet nga jeta dhe mund të shikojnë se cila sëmundje ka ngritje në raport vjetor.