Arrestimi i mjekut, Alimehmeti: Prangat mund të evitoheshin, mesazhi ishte krejt tjetër

Përpos situatës me Covid-19 në Shqipëri, në "Tempora" është folur edhe për arrestimin e mjekut kardiokirurg Edvin Prifti.

Sipas mjekut epidemiolog Ilir Alimehmeti, prangat në duart e një mjeku në këtë kohë ishin të tepërta. Ndërsa shtoi se, gjithçka ka ndodhur ishte një mesazh tjetër por kërkoi në të njëjtën kohë hetimin e plotë të çështjes.

Sonila Meço: Prangat në duart e një mjeku në këtë kohë, gjithësesi trishtojnë nga njëra pikëpamje. Sepse nuk kemi luksin e mjekëve të këtij kalibri, por nga ana tjetër flitet se është bërë në emër të vendosjes së drejtësisë. Ju vetë keni një qëndrim për këtë çështje?

Ilir Alimehmeti: Së pari, më vjen keq për gjithë situatën e krijuar. Mund të mos kishte më qenë kaq shumë mediatikisht e mbuluar saç u bë. Hetimet duhet të vazhdojnë, patjetër, për të gjetur kush është e vërteta. Unë shkoj me atë parimin, je i pafajshëm deri në momentin që vërtetohet se je i fajshëm. Është parim juridik ky dhe ato prangat aty mund të ishin plotësisht të evitueshme sepse nuk është një kërcënim publik. Nuk jam një ekspert juridik por ishte një mesazh krejt tjetër. Hetimet duhet të vazhdojnë atje ku duhen bërë. Kjo mu duk tejet e tepërt duke patur parasysh elementë të ndodhur më parë.  

https://youtu.be/w87VDZNWSmE