Gjata: Kushtetuta është dëmtuar, duhet të rikthejmë kontrollin dhe balancimin e pushteteve
I ftuar në RTV Ora, sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata u shpreh se Kushtetuta ka pësuar dëmtime dhe kjo jo vetëm prej ndryshimeve që janë bërë.
Sipas Gjatës, themeli i demokracisë është kontrolli dhe pushteti, ndërkohë që shton se një pushtet nuk duhet të ketë më shumë pushtet seç duhet.
Gjata: Çfarë vlere ka Kushtetuta e re? Duhet të rikthejmë check and balance, që do të thotë kontroll dhe balancim pushtetesh. Demokracia çelës të qëndresës ka kontrollin dhe pushtetin. Pra asnjë pushtet të mos ketë shumë më tep, se 100% balancim nuk ka se është e pamundur, por asnjë pushtet të mos ketë më shumë pushtet seç duhet. Siç kemi sot një qeveri që ka kapur gjithçka në dorën e saj, apo siç kemi një mazhorancë parlamentare që ka gjithçka. Një pushtet që ka 100 kompetenca, atëherë nuk ke më demokraci. Ndaj është e rëndësishme pasja e një Kushtetute të re.
E dyta, Kushtetuta është dëmtuar në mënyrë të llahtarshme jo vetëm nga ndryshimet e shumta. Nuk mund të ndryshosh. Shkatërrimi i check and balance, ngritja e një Parlamenti e kaq shumë kompetenca, zvogëlimi i kompetencave deri në ekstrem të presidentit, shtypja e gjykatave. Duke i dhënë kaq shumë kompetenca Parlamentit dhe prej tij qeverisë, janë shtypur pushtetet e tjera, deri te mediat. S'dua të hyj në detaje, por çfarë ndodhi me Ora News? Ku do të ankoheshit? A ju erdhi policia këtu? A është parashikuar në Kushtetutë e drejta e shtypit të lirë? Si u zbatua, se s'kishte gjykatë Kushtetuese?