Koduzi në Tempora: Edhe pas 8 vitesh thonë që fajin e ka Saliu! U morën masat shumë vonë

Eksperti i PD-së për Shëndetësinë, Gazmend Koduzi për Tempora ka folur në lidhje me menaxhimin e situatës pandemike nga qeveria.

Koduzi ka thënë se shumë masa janë marrë me vonesë, teksa shton se sistemi ka hasur edhe mungesë të investimeve.

Koduzi: Që të përballosh një epidemi ka nevojë për një sistem të tërë, duke filluar që nga mjeku i familjes, spitalet rajonale dhe më pas ato terciare. Kjo vjen sepse mënyra e ndërtimit të sistemit tonë shëndetësor, mënyra se si janë bërë investimeve në burimet njerëzore, kapacitetet dhe logjistikë vjen me shkallë rëndësie të një sëmundje. Është për të qeshur se edhe në vitin e 8 të qeverisjes thonë prapë që fajin e ka Saliu, që kanë qeverisur që në 2013.

Fajin e ka edhe Skënderbeu, por çështja qëndron se mbase shumë sisteme për arsye atë prevalimit të sëmundjeve, përfshirë edhe ato jo të transmetueshme, shumë sisteme u gjetën të papërgatitur, por u adoptuan shumë shpejt. Ne nuk e bëmë këtë. Ne shumë vonë blemë masat mbrojtëse, bëmë tenderin për respirator, madje sipas të dhënave të doganave vetëm 35 respiratorë ka blerë qeveria ndërkohë që tenderi u bë për 52. Ne shumë vonë kemi blerë mjekimet. Hapja e spitaleve rajonale nuk u bë për dy arsye, sepse gjatë këtyre 8 viteve ka munguar investimi i përshtatshëm dhe ka munguar ngritja profesionale e mjekëve, përveç faktit që janë larguar. Kemi mungesë të personelit mjekësor.