Koja: Politika opozitare me agresivitet po bën pis bluzat e mjekëve

I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, Gjergj Koja, ish zv. ministër i Shëndetësisë u shpreh se është bërë i disatë rast në shëndetësi që me një agresivitet nga politika opozitare ku po bëhen pis dhe po ndotet bluzat e bardha.

Koja: Është bërë i disatë rast në shëndetësi që me një agresivitet nga politika opozitare ku po bëhen pis dhe po ndotet bluzat e bardha. Po goditen për rasteqë vetëm mjekët shqiptarë nuk mund të bëjnë. Le të flasë drejtësia.

Qytetarët nuk duhet të vazhdojnë denoncime anonime, por të denoncohen sikurse duhet. Po krijohet një klimë kundrejt mjekëve shqiptarë duke i futur në një presion nga politika opozitare. Këtu kemi edhe akuzat për fshehjen e vdekjeve.