Rama priti vaksinat në aeroport, Gjata: Është propagandë! Drejtues qeverie apo drejtues ambulance te Infektivi?

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata për RTV Ora e ka cilësuar propagandë pritjen e vaksinave në aeroportin e Rinasit nga kryeministri Edi Rama.

Gjata ka thënë se vaksinat vijnë në një moment kur qeveria përfshihet nga një skandal, ndërkohë që shton se situata është bërë e turpshme.

Gjata: Jemi në propagandë. Çfarë ka filluar kryeministri? Është kryeministër apo shofer taksie në Rinas? Është drejtues qeverie apo drejtues ambulance të Infektivit? Çfarë do kryeministri në Rinas për të pritur vaksinat? Këtu po përmbyten e po bllokohen rrugët, ai thotë të al t'i prs. Është propagandë. Solli njëherë 900 vaksina, fiks në skandalin e Nusretit. Pastaj ndodhi çështja e Ngraghetës solli 1000 të tjera. Nuk e thotë se nga i vijnë. Keni parë ndonjë kryeministër kudo që të dalë në aeroport dhe të presë vaksinën? Një kryetar bashkie...Kjo është thjeshtë propagandë. Dolën dhe thanë që vazhdon me sukses fushata e vaksinimit në Shqipëri me 4 vaksina në ditë. Është bërë për turp.

Tani kanë ardhur të tjera dhe shkon në Shkodër. U përmbyt Shkodra u bë hataja dhe nuk i jep gjendjen e emergjencës, sepse duhet ti kompensojë dhe t'i paguajë ato njerëz. Sa të llogaritet dhe të bëhet dëmi, do të bëhen zgjedhjet dhe do ti paguajmë ne, nuk diskutohet si hera e parë.