Ju flet Moska - E fshehta politike që rëndon mbi Albin Kurtin
E fshehta politike që rëndon mbi Albin Kurtin ishte tema e kësaj të marte në "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Në vitin 1999 kur mbahej konferenca e Rambujesë, e cila do të vendoste për fatin e Kosovës, Albin Kurti kishte një detyrë të rëndësishme. Ai ishte zëdhënësi i përfaqësuesit politik të zyrës së UÇK-së. Përfaqësuesi ishte Adem Demaçi. Në atë kohë. Demaçi dhe Kurti ishin kundër marrëveshjes së Rambujesë, që e kërkonin fuqitë e mëdha. Të dy thonin se nëse nuk nënshkruhet marrëveshja do të fitohet pavarësia e plotë nga Serbia.
Marrëveshja ishte e tillë që u ofronin shqiptarëve të Kosovës, duke u thënë ta marrin ose ta lënë. Më të vërtetë njihej autonomia, por ushtritë e NOTA-s duhet të futeshin në Kosovë dhe për 3 vite do të mbahej një referendum për pavarësinë. Amerikanët ishin kujdesuar që trupat e NATO-s të futeshin edhe në Beograd.
Kurti dhe Demaçi kanë qenë kundër marrëveshjes dhe i kanë quajtur tradhtarë ata që i nën shkruan. Por të dy nuk e shpjeguan se çfarë do të ndodhte nëse nuk nënshkruhej marrëveshja. Pa ndihmën e NATO-s Kosova nuk mund të çlirohej.