"SPAK të hetojë koncesionet" Jakaj: Tirja nuk është qendra botërore e korrupsionit
I ftuar në Ora News Besnik Jakaj ka folur në lidhje me situatën e krijuar në fushën e shëndetësisë për shkak të pandemisë.
Jakaj ka thënë se rasti i Tires nuk duhet të serviret si qendra e korrupsionit botëror, teksa shton se qeveri ka dështuar në menaxhimin e pandemisë.
Jakaj: SPAK dhe struktura e tjera ligjzbatuese, pse nuk i hetojnë koncesionet në shëndetësi? Pse nuk bëjnë bilancin e përfitimit që kanë qytetarët shqiptarë nga at koncesione? Është vërtetuar katëcipërisht dhjetëra të vdekur që janë faturuar, kanë humbur jetën prej vitesh dhe janë paguar lekët nga Fondi i Sigurimeve dhe Ministria e Shëndetësisë. Ky SPAK duhet të hetojë këto koncesione, duhet të marrë bilancin e taksave të shqiptarëve për check up-in dhe të bëjë hetimin se sa shqiptarë kanë fituar nga ajo, sa analiza janë bërë në këto vite dhe të mos na servirë një pastruese të Infektivit si qendra e korrupsionit botëror.
Një Tire ka këtu, paaftësia e kryeministrit për menaxhimin e situatës së pandemisë. Kanë dështuar në menaxhimin e pandemisë nga a te zh. Qoftë me miratimin e një plani strategjik, qoftë me përfshirjen e mjekëve dhe mbështetjen e tyre me masa mbrojtëse dhe një bonus financiar. Sepse jemi në një situatë të jashtëzakonshme dhe duhet të ketë fonde të jashtëzakonshme. Kanë humbur jetën në përballje me covidin dhjetëra kolegë të nderuar dhe nuk është marrë asnjë masë.