Sallabanda: Shqipëria drejt pikut të fazës së tretë, kam sugjeruar izolimin selektiv, Komiteti nuk më ka dëgjuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2021, 23:09
I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, Kita Sallabanda, mjek, u shpreh se Shqipëria ëhstë drejt pikut të fazës së tretë.
Ai shtoi se ka sugjeruar izolimin selektiv sikurse edhe në Spanjë, edhe pse nuk është dëgjuar nga Komiteti Teknik.
Sallabanda: Shqipëria është drejt pikut të fazës së tretë. Kjo pritej që të ndodhte në vendin tonë, sepse ka ndodhur në Spanjë dhe në Itali. Kryeministri italian po mendon që të mbyllë Italinë. Në Spanjë është përmirësuar situata me disa masa.
Unë kam sugjeruar izolimin selektiv, edhe pse nuk jam dëgjuar nga Komiteti Teknik. Është një gjë që ka funksionuar në Spanjë. Ky është një element që duhej përdorur në Shqipëri për përhapjen e sëmundjes.