Më shumë vdekje nga Covid? Deputetja e PS: Njerëzit vdesin në shtëpi nga sëmundje të tjera, kanë frikë të shkojnë në spitale
Gjatë intervistës së tij për “Tempora” në RTV Ora, kryeministri Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj qeverisë.
Sipas tij, qeveria dhe kryeministri Edi Rama kanë bllokuar INSTAT të publikojë të dhënat e vdekjeve nga Covid-19.
Berisha u shpreh se vetëm në 6 javët e fundit, vendi ka patur plot 385 vdekje nga pandemia. Ndërsa shtoi se, Shqipëria gjatë vitit 2020 pati 6049 vdekje më shumë se gjatë vitit 2019 dhe se mesatarja e viteve 2015 dhe 2019.
Por për deputeten e PS, Klodiana Spahiu, mjeke në profesion, vdekshmëria është rritur edhe për shkak të komplikacioneve me sëmundje të tjera.
Sipas saj, njerëzit kanë frikë të shkojnë në spitale nga frika e Covid-19 dhe vdesin në shtëpi.
“Në fakt, është diskutuar në disa emisione dhe ndoshta ekspertët e fushës, siç është doctor Iliri, epidemiolog, mund të na japë një përgjigje më të saktë, nga ana shkencore, vdekjet e tepërta janë një fenomen i studiuar në të gjithë vendet e botës në situate pandemie. Dhe për këtë gjë unë jam detyruar të ulem dhe të lexoj për të kuptuar nga ana epidemiologjike çfarë janë si koncept, si fenomen dhe e kam diskutuar në studio të paktën dy muaj më parë.
Në qoftë se diskutohet me kaq zjarr ato statistika që përmenden kanë qenë të ditura tashmë dhe studimet që janë bërë në vende të tjera, kanë filluar që nga marsi. Ne e dimë shumë mirë në të gjithë vdekshmëria në të gjithë botën në momentet e para ka qenë shumë e lartë. Në momentin kur ne u mbyllëm dhe nuk patëm vdekje. Në vende të ndryshme u bënë studime për të parë sa është kjo përqindje e vdekjeve, duke suprozuar se ishte për shkak të Covidit. Dhe të gjitha statistikat kanë treguar se ka patur përqindje duke filluar nga 20-50%.
Sonila Meço: Me masat që kemi marrë, mos kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës, se nuk mund të krahasohemi me të tjerët kaq lehtësisht?
Klodiana Spahiu: Në një studim të fundit që është bërë është vërtetuar që nga këto vdekje të tepërta, 35% e tyre janë për shkaqe jo të Covidit. Por për komplikacione të sëmundjeve të ndryshme. Sepse siç e dimë mirë, po e njëjta vdekshmëri është nga infarkti, nga tromboza cerebrale, nga tumoret. Pra, në të njëjtën kohë që ne po studiojmë numrin e vdekjeve nuk duhet të harrojmë që 30% e tyre është ajo vdekshmëri që po ashtu është e shtuar se njerëzit kanë frikë të shkojnë në spitale për shkak të Covidit dhe do vdesin në shtëpi. Sepse është vdekshmëri e përllogaritur.
Lexo edhe: