A ndjeni përgjegjësi për situatën e shëndetësisë në vend? Ja si përgjigjet Berisha
Ish kryeministri Sali Berisha, në një lidhje direkte për emisionin “Tempora” në RTV Ora, ku po flitet mbi situatën me pandeminë Covid-19 në vendin tonë, bëri një bilanc të shkurtër të asaj çka bëri qeveria e tij në sektorin e shëndetësisë.
Sonila Meço: Ndjeni ju zoti Berisha dhe të tjerët që kanë drejtuar Shqipërinë në këto 30 vite për situatën në të cilën ndodhet shëndetësia?
Sali Berisha: Nëse do të paraqisja para publikut investimet madhore të bëra gjatë atyre 8 viteve, jam I sigurtë se pyetja do të shtrohej pak më ndryshe. Dua t’ju njoftoj se gjithçka ekziston, moderne, në spitalin “Shefqet Ndroqi”, është investim I qeverisë së mëparshme me një kredi austriake prej 7 milionë eurosh. Me investim buxhetor prej 300 milionësh gjithçka ekziston në atë që quhet Covid-1 janë të gjitha investime të mëparshme. Gjithçka ekziston në atë që Xhahili I Surrelit e quajti investimin më të madh në 90 vitet e fundit, spitali I Urgjencës, është I tëri investim I mëparshëm, përveç dy kateve që ishin ngritur si karabina. Ekzistonin për sterilizimin, mjetet më moderne të kohës, që I shiti Edi Rama për të vjedh bashkë me ortakun e tij, dhe që tani paguhet sa frëngu pulën. Ishin investim I qeverisë së mëparshme dy ciklotornë. Ishin investime të qeverisë së mëparshme Spitali I Kavajës, I ri. Spitali I Durrësit, Spitali Kirurgjik në Elbasan.
Së dyti, mjekë dhe infermierë, janë ai sector te të cilët u dyfishuan rrogat. Te infermierët rrogat u rritën me 130%. Por çfarë ndodhi Sonila? Sigurisht që shëndetësia kishte mangësitë dhe dobësitë e saj. Por nuk ishte kurrë në këtë gjendje. Çfarë ndodhi në 8 vite? Asnjë qindarkë rroga. Mjekët shqiptarë, nga më të paguarit në vendet e rajonit, përfunduan në mjekët më të papaguar të rajonit. Me gjysmën e rrogës që marrin mjekët në Kosovë.