Alimehmeti: Kemi kapacitet të ulët zbulueshmërie, duhen më shumë testime
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2021, 22:47
I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, Ilir Alimehmeti, epidemiolog, u shpreh se gjithë studimet në vendin tonë bazohen në kapacitet të ulët zbulues.
Alimehmeti: Gjithë këto diskutime bëhen mbi kapacitetin tonë zbulues. Dhe ky kapacitet është i vogël. Kjo për shkak të gjurmimit pasiv që ne bëjmë.
Muajin e fundit janë bërë mesatarisht 2300 testime në ditë, ndërsa në Durrës, në qark, janë bërë 177. Në Shkodër 118, Lezha 89, Berati 94. Nëse bëhen kaq teste sigurisht që nuk do të gjejmë më shumë se kaq.
Ne studimet i ngremë mbi këto gjetje. Prandaj na duhen më tepër të mëdha që të orientohemi.