Koduzi: Goditja e mjekut strategji PR-i e qeverisë, Tahirin e mbrojtën në Kuvend para gjyqit

I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, ekspert i shëndetit publik Gazmend Koduzi u shpreh se është strategji PR-i goditja e mjekut Edvin Prifti.

Koduzi: Ne na shqetëson përqasja ndaj bluzave të bardha. Janë vënë në pranga, pastaj janë liruar nga gjykatësit. Ky është një presin ndaj mjekëve. Kur ne kritikonim sistemin dhe mënyrën se si po e menaxhonte qeveria, ngriheshin bluzat e bardha dhe thonin se po kritikojmë mjekët.

U bënë heronj për të mbuluar dështimin e tyre në këtë sektor. Situata është akoma më e keqe dhe ka dalë jashtë kontrollit. Vdekjet kanë shkuar në qiellit. Tashmë thonë se fajin  e kanë mjekët se Rama dhe Manastirliu kanë qeverisur mirë me strategji.

Ata ia hodhën fajin një mjeku, si në strategji PR-i të qeverisë. Jo rastësisht Rama tha se do të arrestohet, kur ka mbrojtur Tahirin para gjyqit të tij si i akuzuar për trafik droge. Si mund t'i vendosen pranga mjekut. Unë e shoh si strategji të qeverisë për të dalë nga kjo gropë e madhe ku kemi rënë.