Korçë: S'ka borëpastruese, qytetarët hapin rrugën me lopata
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2021, 20:47
Në mungesë të borëpastrueses, janë të detyruar të përdorin lopatat për të hapur rrugët.
"Duhet të merren, por s'ka njeri."
Bashkia e Korçës, nuk ka marrë masat e nevojshme ndërkohë edhe makinat e kanë të vështirë të qarkullojnë.
Më të vështirë e kanë të moshuarit.
"Shumë keq. Duhet të pastrohet, se jemi të rrezikuar."
"Duhet të kemi kujdes se mos të biem, se jemi edhe të moshuar."
Temperaturat gjatë natës shkojnë në - 17 gradë celsius në qarkun e Korçës.
Ndërkohë rrugët nacionale, në të gjithë vendin janë të kalueshme, ndërsa shume zona malore mbeten të izoluara.