Shtohen kontrollet për maska në urbane, udhëtarët më të ndërgjegjësuar, të pabindur mbeten të rinjtë
Kontrollet për maska në linjat e transporti publik janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit. Në orarin e paradites një automjet mund të inspektohet dy herë, por pak persona gjejnë në shkelje. Edhe vet udhëtarët e pohojnë s kontrollet janë shtuar, por thonë se shqetësim vijojnë të jenë të rinjtë që nuk mbajnë maskë.
Në 24 orë rreth 2000 persona janë gjobitur për mosmbajtjen e maskës, kontrollet nga policia janë shtuar edhe në urbane.
Rreth mesditës linjat e urbaneve janë thuajse të boshatisura por ajo që vërehet është se udhëtarët janë ndërgjegjësuar për mbajtjen e maskës.
Edhe vetë udhëtarët pohojnë se nuk kontrollet janë shtuar dhe ndërgjegjësimi qoftë nga frika qoftë nga kujdesi shëndetësor është shtuar.
"Janë të gjithë me maska. Këta të bashkisë gjuajnë më shumë për gjobat 30 mijë lekshe."
"Edhe sot kam ardhur me polici. Ka pasur shumë sot."
Por më problematikët, për disa qytetarë, mbeten të rinjtë të cilët më së shumti thyejnë masat anticovid.
"Masat nuk respektohen nga të rinjtë më shumë."
"shumë nuk e mbajnë maskën, sidomos të rinjtë."
Shtimin e kontrolleve e pohojnë edhe drejtuesit e urbanëve. Ata thonë se gjatë paradites mund të inspektohen 2 herë por shumë pak gjejnë në shkelje.
"Janë shtuar shumë, hipin 2-3 stacione. Deri më tani na kanë gjetur të kompletuar."
Megjithëse pohohet se kontrollet janë shtuar për mbajtjen e maskave, nuk është marrë asnjë masë për fluksin e udhëtarëve në linjat e transportit publik.