Covid-19 mes propagandës dhe së vërtetës/ Berisha: Sonte në "Tempora" në RTV Ora

Pandemia Covid-19 mes propagandës dhe së vërtetës.

Kjo është tema që do të diskutohet mbrëmjen e sotme në emisionin "Tempora" në RTV Ora.

Mes të ftuarve do të jetë edhe ish kryeministri Sali Berisha.

"Të dashur miq, sot në orën 21:00 do të jem në emisionin "Tempora", me Sonila Meçon, Ora News! Sipas dëshirës ju ftoj të më ndiqni!", shkruan Berisha në Facebook.

Përpos ish kryeministrit, sot në Tempora, emision që trasmetohet live në RTV Ora duke nisur nga ora 21:00, në livestream dhe Radio OraNews 96,7 MHz, do të jenë ekspertë të shëndetësisë, mjekë dhe politikanë.

Gjithashtu dot ë mund të ndiqni intervistën ekskluzive të gazetares Alba Kepi me Akademikun, studiuesin Paolo Becchi mbi debatet për vaksinen anti covid

Shkarkimet dhe prangosja e mjekëve: Drejtësi, apo ndëshkim?

Në studio: Ilir Allkja, ish mjek i Urgejnces ne QSUT

Lidhje skype: Sokol Hazizaj, jurist

Kosova ia doli, po Shqipëria? A po nis një pranverë politike për shqiptarinë?

Lidhje skype: Flutura Acka, shkrimtare, Hollande

Memet e Genc Sejkos

Monologu nga Ermir Jonka, 1984

Reportazhe, vëzhgime, fakte e dëshmi, ju presim sonte