Të parët për largimin e të rinjve, të fundit për investime/ Basha: Problemi zgjidhet me largimin e përgjegjësit më 25 prill

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në Facebook, shprehet se Shqipëria rënditet e fundit në rajon për investimet e huaja, por e para sa i përket largimit të të rinjve.

Sipas liderit të opozitës, për këtë situatë në të cilën gjendet vendit ka një përgjegjës dhe ndreqja e problemit fillon me largimin e këtij përgjegjësi më 25 prill

Lulzim Basha: Për çdo të ri që largohet nga Serbia, largohen 12 të rinj nga Shqipëria. 3 miliardë euro investime gjermane në Maqedoninë e Veriut, 300 milionë në Shqipëri. Ka një përgjegjës dhe ndreqja e problemit fillon me largimin e këtij përgjegjësi më 25 prill. #SHQIPERIAFITON