Kolonjë: Shtatë makina bllokohen nga bora në Qafën e Qarrit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2021, 13:15
Shtatë mjete janë bllokuar në Qafën e Qarrit në Kolonjë, paraditen e sotme.
Një makinë borëpastruese ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për hapjen e rrugës.
I gjithë vendi është përfshirë nga reshje të dendura dëbore.