Basha takim me prodhuesit shqiptarë: I qëndrojmë uljes së taksës sheshtë me 9%
Kandidati i opozitës për Kryeministër Lulzim Basha gjatë takimit me përfaqësuesit e prodhuesve shqiptar shpalosi detajet e programit ekonomik të Partisë Demokratike.
Lideri i opozitës është i bindur se me këtë plan, ai së bashku me qeverinë e tij do ta kthejnë ekonominë në një skenar me 3 fitues.
"Në i qëndrojmë me vendosmëri angazhimit tonë për taksën e sheshtë 9% si kundër uljen e kontributeve shoqërore me 18%. Ulja e çmimit të karburantit do të vijë përmes eliminimit të taksës Rama, 240 lekë të vjetra 24 lekë të reja për çdo litër." tha Basha
Basha ripërsëriti premtimin e tij për një moratorium 12 mujor për inspektoriatet.
"Në do të vendosim moratorin 12 mujor gjatë kësaj kohe do të behet reforma totale sipas standardeve Evropiane. Rezultati i kësaj reforme do të jetë njësoj si me standardin Evropian që po aplikohet dhe në Ballkan 7 deri 10% e biznesit do të kontrollohet çdo vit. Jo të ngryset e të gdhihet inspektori te dera e biznesit." shtoi Basha
Përfaqësuesit e prodhuesve shqiptarë nënvizuan mungesën e dialogut mes shtetit dhe biznesit privat. Por edhe për këtë shqetësim demokratët kanë një zgjidhje.
Partia Demokratike risolli në vëmendje heqjen e taksës mbi karburantin për fermerët si një mënyrë për t’u ardhur në ndihmë këtij sektori.