Bregdeti i Shëngjinit zbardhet nga bora
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2021, 12:57
Dëbora ka zbardhur këtë të shtunë edhe bregdetin e Shëngjinit.
Me reshjet e dëborës kanë nisur edhe problemet e para.
Dy automjete kanë rrëshqitur dhe janë përplasur me njëra tjetrën në rrugën e Shëngjinit pasi trashësia e dëborës ka arritur në 4 cm.
Probleme kanë pasur dhe akse të tjera rrugore por deri tani autoritetet përkatëse nuk kanë ndërhyrë. Në dy rrugët kryesore që të çojnë drejt spitalit lëvizja është e vështirë dhe kanë rrëshqitur dhjetra mjete.