Gjoba ndaj "Durrësi Autokton", Guri: Shteti policor terror ndaj intelektualëve, shpërblen me miliona euro oligarkët

Drejtuesja politike e LSI në Durrës, Elona Guri ka qenë vetë në ambjentet e Policisë së qytetit bregdetar pas procedimit, sipas saj të padrejtë, vetëm se ngritën zërin kundër gjobës 50 milionë lekë ndaj kryetarit të shoqatës "Durrësi Autokton", Abdullah Deliallisi.

Sipas Gurit, shteti policor ushtron terror ndaj pensionistëve dhe intelektualëve të Durrësit ndërkohë shpërblen me miliona euro oligarkët e saj.

Elona Guri: Në Drejtorinë Vendore të Policisë së Shtetit në Durrës. E proceduar sepse në përputhje me ligjet dhe rregullat e vendit dhe masat anti-cocid ngritëm zërin kundër vendimit të padrejtë të Policisë së Shtetit për gjobitjen me 50 milionë lekë të vjetra ndaj kryetarit të shoqatës ‘Durrësi Autokton’ Abdullah Deliallisi, vetëm sepse organizoi takimin në nderim të figurës së arkeologut të njohur durrsak, Vangjel Toçe.

Shteti policor ushtron terror ndaj pensionistëve dhe intelektualëve të Durrësit ndërkohë shpërblen me miliona euro oligarkët e saj. Ndaj edhe më 25 prill qytetaria e Durrësit do e shporrë përgjithmonë “Rilindjen” dhe shtetin e saj policor.

Gjithmonë në krah të intelektualëve të Durrësit.Gjithmonë do ngremë zërin për Durrësin.

Lidhur me gjobën në fjalë, ditën e djeshme reagoi edhe presidenti i Republikës Ilir Meta, i pranishëm në takim.

Sipas Metës, gjoba është politike dhe se ceremonia ishte organizuar duke respektuar masat e nevojshme anti-Covid.

Lexo edhe:

Zhvilluan takime elektorale, policia ndëshkon politikanë dhe pronarët e lokaleve