Përplas 60-vjeçari me biçikletë, shoqërohet në polici 22-vjeçari në Durrës

Aksident në aksin rrugor Xhafzotaj-Fllakë.

Një automjet tip "Mercedes Benz", i drejtuar nga një 22 vjeçar ka përplasur një 60-vjeçar që ishte duke lëvizur me një biçikletë.

Biçiklisti është dërguar në spital ku gjendet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambjentet e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë Durrës:

Informacion paraprak

Më datë 12.02.2021, në orën 16:30, në aksin rrugor Xhafzotaj-Fllakë, shtetasi D. K., 22 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin F. B., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.