Probleme me provimet online, studentët ndeshin vështirësi me funksionimin e sistemit

Ka nisur me probleme të shumta sezoni i parë i provimeve online për studentët e arsimit të lartë. Në Fakultetin e Drejtësisë shumë prej studentëve nuk mundën të hyjnë në sistem për shkak të vështirësive teknike.

Një pjesë e studentëve të Fakultetit të Drejtësisë dështuan të zhvillojnë provimin e parë online, jo për faj të tyre por për shkak të problemeve teknike të sistemit.

"Ishte një eksperiencë shumë stresuese sepse ne nuk kishim bërë asnjë provë më parë dhe nuk dinim si do të zhvillohej. Disa prej miqve të mi nuk arritën ta zhvillonin provimin po atë ditë."

Teisa Kurti, studente në vitin e tretë të Drejtësisë, thotë se testimet online penalizojnë në dy aspekte.

"Studentë që mund të hasin probleme teknike se që nuk i kanë mundësitë e pajisjeve teknologjike. Shumë studentë shkruajtën në klasa që do ta zhvillonin provimin nga telefoni që është shumë e vështirë. Nga ana tjetër diskriminon pjesë e meritokracisë, ishte e pamundur ti menaxhojë aq shumë studentë dhe ti kontrollojhe nëse realisht po e zhvillonin vetë provimin apo po kopjonin.

Për studenten Kurti mësimi në distancë, larg auditoreve, nuk ka qenë aspak efektiv. Pasojat, thotë ajo, do të reflektohen në të ardhmen.

"Do na penalizojë në të ardhmen sepse po i marrim dijet të mangëta për shumë arsye."

Rreth 10 mijë studentë nënshkruan peticion për t`u rikthyer në auditore për zhvillimin e provimeve por kërkesa e tyre nuk u morr parasysh nga Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe Ministria e Arsimit të cilët vendosën që në universitete do të kryhen vetëm testet për lëndët specifike.