Pas hyrjes në fuqi të kufizimeve të reja, policia ka ndëshkuar me 5 milionë lekë ministrin Blendi Klosi. të njëjtën gjobë kanë marrë dhe 2 përfaqësues të PD pasi zhvilluan takimin elektoral në Durrës. Kontrollet e forcave të rendit tashmë janë shtuar pas nisjes së orarit të ri të kufizimeve.

Vetëm 5 ditë pasi kryeministri Rama dha paralajmërimin për politikanët e angazhuar në fushatë, policia ka nisur me gjoba.

Ministri i Turizmit Blendi Klosi është ndëshkuar me 5 milionë lekë për thyerje të masave anti-covid në takimin elektoral të zhvilluar në Kuçovë.

Me 1 milionë lekë të vjetra u gjobit edhe pronari i biznesit që lejoi organizimin në ambientet e biznesit të tij.

Gjobat e në shifra me 6 zero nuk kanë ndalur as për opozitën.

Policia e Durrësit ka gjobitur dhe përfaqësuesin e partisë demokratike në Arapaj, Fatmir Muça dhe atë të degës së Manzës Agim Çani me nga 5 milionë lekë secili.

Krahas tyre blutë i komunikuan gjobën prej 1 milionë lekësh dhe pronarit të objektit ku është mbajtur takimi elektoral.

Me të njëjtën shumë janë ndëshkuar dhe dy pronarë biznesesh të cilët nuk respektuan orën policore në 24 orët e fundit.

fushata e gjobitjes së politikanëve nisi Të enjten ku u gjobit me 5 milionë lekë ish deputeti Endrit Braimllari.

Por dhe shoqata Durrësi autokton që organizoi një takim me presidentin meta

Sipas policisë janë ndëshkuar me gjobë rreth 1300 persona pa maskë dhe pronarë biznesesh.