Nonaj: Dëshira për ndryshim në Berat shumë e madhe, LSI gati të marrë përgjegjësitë

Dëshira pë ndryshim është jashtëzakonisht e madhe nga të gjjthë qytetarët e Beratit, ndërsa LSI është e gatshme të marrë përsipër përgjegjësitë.

Kështu shprehet Blenard Nonaj, mjeku që kandidon nën siglën e LSI në zgjedhjet e 25 Prillit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thekson se qytetarët e qarkut të Beratit meritojnë një të ardhme më të mirë.

Dr. Blenard Nonaj: Sot në qytetin e Beratit, së bashku me kandidatët e listës së LSI-së për Qarkun Berat, Esmeralda Qirko dhe Petrit Sinaj.

Zhvilluam takim me strukturat e LSI-së së këtij qyteti, duke rënë dakord për të vijuar axhendën intensive të takimeve me qytetarët, në respekt rigoroz dhe të masave anti-covid.

Dëshira pë ndryshim është jashtëzakonisht e madhe nga të gjjthë qytetarët e Beratit, dhe LSI nëpërmjet programit të saj dhe vlerave të saj profesionale e njerëzore është e gatshme të marrë përgjegjësinë që ndryshimi i madh të behet realitet në 25 Prill.

Nuk do të ndalemi në asnjë moment në komunikimet dhe takimet tona intensive me të gjithë qytetarët e qarkut Berat, të cilët meritojnë një të ardhme më të mirë në 25 Prill.