Qytetarët vijojnë nën ujë, Bushati: Hakmarrje e Ramës ndaj Shkodrës
Ish deputeti dhe drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati akuzon kryeministrin Edi Rama se ka braktisur qytetarët që vijojnë të jenë nën ujë.
Sipas tij, shefi i qeverisë po hakmerret politikisht me Shkodrën sepse është bastion i djathtë.
Helidon Bushati: “Kjo qeveri e ka braktisur Shkodrën duke i lënë qytetarët në mëshirë të fatit. Ka më shumë se 1 muaj që zona e nënShkodrës është e përmbytur, sepse qeveria nuk vë dorë.
Hakmarrja politike e Edi Ramës po bie sot mbi çdo fëmijë, mbi çdo grua dhe çdo banor të qarkut tonë. Asnjë ndihmë, asnjë qindarkë, asnjë mbështetje që permbytjet të mos ndodhin ose, të paktën, që uji të largohet shpejt. Kjo hakmarrje politike e kryeministrit në ikje është diskriminuese dhe për shkodranët.
Nuk ka asnjë masë, asnjë ndërhyrje. Heshtje, moskokeçarje, harrese e plotë, ndersa banorët përballen me kërcënimin e jetës dhe mundi i tyre në bujqesi, blegtori dhe frutikulturë është shkatërruar. Ky kryeministër tallet me qytetaret. Babëzia, korrupsioni, mllefi ndaj shkodranëve që nuk e votojnë, e ka verbuar!”
Situata sot në Shkodër:
Në njësinë administrative të Dajçit janë 1800 ha tokë bujqësore e përmbytur . Në fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.
Ka rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit. Lartësie e ujit arrin 150 cm në rrugë, dhe 6 shtëpi të përmbytura
Ka prezencë uji në oborre 121 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 9, Rrushkull 12, Suka 9.
-Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjien Mazija- Suka Dajç.
-Është e pakalueshme rruga kryesore e Darragjatit dhe vetëm me mjete të tonazhit të lartë mund të lëvizet.
-Kërkohet ndërhyrje emergjente nga Bordi Rajonal Lezhë për të bërë të mundur mbylljen fundore të argjinatures së Darragjatit pasi uji vërshon në zonën e banuar.
-Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.
-Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.
-Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë mbetet parësore.
Lexo edhe:
Shkodër: “Buna” del nga shtrati, prezencë uji në disa lagje në qytet, evakuohen 10 familje