Kamionit që vinte nga dogana i pret rrugën "Benzi", shikoni si janë dëmtuar mjetet nga përplasja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2021, 15:51
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Zemblak-Goricë.
Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Goricë e Vogël ku një mjet i tonazhit të rëndë që vinte nga dogana është përplasur me një mjet tjetër.
Ka qenë mjeti tip "Benz" ai që ka dalë nga një rrugë dytësore në rrugën kryesore, duke sjellë edhe përplasjen me mjetin e tonazhit të rëndë.
Fatmirësisht, sipas policisë, nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale në mjete.