“Lajm shumë i mirëpritur nga të gjithë” Rama përshëndet arrestimet në Gjykatën e Krujës

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur arrestimet e kryera me urdhër të SPAK në Gjykatën e Krujës.

Rama ka shkruar se prangosja e gjyqtares është një lajm i shumëpritur nga të gjithë, ndërkohë që ka shtuar se kush nuk ka kaluar vettingun duhet të përgjigjet.

“Prangosja e gjykatëses famëkeqe të Krujës dhe rrjetit të saj kriminal nga institucionet e reja të drejtësisë, është një lajm i shumëpritur për të gjithë ne, e për të gjithë atë shumicë dërrmuese shqiptarësh, që na kanë mbështetur me zjarr për Reformën në Drejtësi!

Ky lajm duhet të inkurajojë këdo që pret drejtësi për krimet e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar dhe uroj që çuarja e këtij llumi para drejtësisë të vazhdojë! Kush s'ka kaluar Vetingun duhet të përgjigjet, kush vazhdon të abuzojë meqë s'kalon dot Vetingun, duhet të ndalohet!”, ka shkruar Rama.

Lexo edhe: Policia mësyn Gjykatën e Krujës: Arrestohet gjyqtarja Enkelejda Hoxha, avokati e 7 të tjerë, pezullohet dhe shefi i kardiokirurgjisë në QSUT