Shkëlqimi i humbur i Tiranës, 101 vjetori kryeqytet kujtohet vetëm me foto

101 vjetori i Tiranës u kujtua në kryeqytet përmes fotove të ndërtesave të dikurshme.

Ekspozitë e iniciuar nga arkiva e shtetit shfaq shkëlqimin e Tiranës jo vetëm në ndërtesa, por dhe në traditën e veshjeve.

Por tashmë shumëçka ka mbetur në letër, arkiv apo dhe në kujtime. Arkitektura e mirëmenduar tashmë është zëvendësuar me pallate shumëkatëshe.

Kulla e Sahatit është një nga objektet që mbetet ende në këmbë.

“Dashuria e z. Veliaj në këtë 101 vjetor tregohet me këto tullumbace të vendosura në Kullën e Sahatit, simboli i qytetit.”

Edhe ky simbol duket se shpejt do të jetë nën hijen e qiellgërvishtësve.

Gjithsesi edhe në këtë 101 vjetor kryebashkiaku i Tiranës vendosi të mos ishte prezent në aktivitet, duke vazhduar me takimet elektorale.