Ekskluzive Dosja e Krujës: Të dënuarit - avokati - gjyqtarja, skema si përfitohej ulja e dënimit kundrejt 6- 12 mijë euro
Ora News siguron dosjen e SPAK mbi arrestimin e gjyqtares Hoxha, avokatit, sekretares dhe 6 personave të tjerëve, mes tyre dhe ekspertit mjeko ligjor.
SPAK thotë se falë hetimeve të këtij procedimi u bë e mundur të evidentohej "një skemë e mirëfilltë kriminale" sipas së cilës persona të dënuar që vuanin dënimin në burgun e Fushë Krujës përfitonin ulje dënimi kundrejt dhënies së përfitimit të parregullt. "
"Të dënuarit kujdeseshin fillimisht që si mbrojtës të tyre të zgjidhnin avokatin Aldo Tabaku, dhe ky i fundit falë marrëdhënies që kishte krijura me gjyqtaren Enkeleida Hoxha mundësojnte që të dënuarit të përfitonin uljen e dënimit kundret shumave të parave" thuhet në dosjen e SPAK
"Hetimi ka provuar se e gjitha kjo bëhej kundrejt përfitimit të parregullt të shumave të konsiderueshme në euro nga 6- 12 mijë euro."
LEXO EDHE: VIP-at që liroi gjyqtarja Enkelejda Hoxha
Roli i sekretares
Në këtë skemë të kundraligjshme ishte përfshirë dhe sekretarja gjyqësore Emanuela Mallkuçi e cila në një rast ka siguruar kundrejt marries së përfitimit të parregullt që kërkesa e të dënuarit të kalonte për shqyrtim tek gjyqtarja Enkelejda Hoxha.
Roli i ekspertit ligjor
Ndërkohë gjatë hetimeve është provuar se i hetuari Shkëlqim Korbi ka konsumuar elemente të veprës penale, “ekspertim i rremë”. Bëhet fjalë për shtetasin O.K
"Ky i hetuar është caktuar si ekspert në zbatim të vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor Mat e cila po shqyrtonte kërkesën e shtetasit O.K me objekt revokim të masës mjekësore “mjekim të detyruar spitalor”
Rezulton se fillimisht ky ekspert ka përgatitur aktin e ekspertimit psiatriko ligjor të këtij shtetasi dhe më tej e ka depozituar në sekretarinë e mjekësisë ligjore.
Ky akt ekspertimi ishte në disfavor të kërkuesit. Pas ndërhyrjeve të të interesuarve eksperti ndërhyn tek sekretaria e mjekësisë ligjore duke rimarrë aktin e dorëzuar dhe përgatitur një akt të ri që përmbush kërkesat e O.K.
Gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu edhe se e hetuara Emanuela Mallkuçi I ka dhënë drejtëpërdrejtë përfitim të parregullt shtetasit Edvin Prifti me qëllim që ky I fundit të bënte operacion mamanë e saj.
Në këtë skemë janë përfshirë edhe infermierja Trëndafile Frangu dhe Migena Skënderi.
Arrestimet e tyre janë kryer më 11 shkurt 2021 ndërkohë që Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë më 10 shkurt.
Gjithashtu janë ushtruar kontrolle mbi 16 banesa dhe zyra të subjekteve të hetuara meqëllim gjetjen dhe sekuestrimin e provave materiale.
Hetimet e këtij procedimi penal do të vijojnë me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave dhe dërgimin për gjykim të të gjithë të hetuarve në Gjykatën e Shkallës së Parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ne arrest me burg
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.14 datë 10.02.2021 ka caktuar masat e sigurimit arrest në burg për shtetasit:
Enkeleida Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 25 të Kodit Penal;
Aldo Tabaku, avokat në dhomën e avokatisë Krujë, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë dhe 319/ç të Kodit Penal.
Manuela Mallakuçi, sekretare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 244 të Kodit Penal;
Shkëlqim Korbi, ekspert psikiatriko – ligjor pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, i dyshuar për veprën penale “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309/2 i Kodit Penal;
Sajmir Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;
Bledar Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyëqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;
Altin Skëndaj, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;
Dokumenti u sigurua nga gazetarja e RTV Ora Keti Banushi, e përpunoi redaksia online.