Plagosën rëndë fqinjin në Has, prangosen babë e bir
Babë e bir janë vendosur në pranga në Has, pasi kanë plagosur rëndë fqinjin e tyre.
M. B. dhe A. B., banues në fshatin Gjinaj, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me mjet të fortë fqinjin H.D.. Ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitaline Traumës dhe është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje".
“Në fshatin Gjinaj, shtetasit M. B. dhe A. B. dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, e kanë goditur me mjet të fortë, duke e plagosur rëndë shtetasin H. D., banues në fshatin Gjinaj, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës Tiranë.
Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë edhe shtetasi H. D., për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje", pasi gjatë konfliktit ka goditur me mjet të fortë bashkëshorten e shtetasit M. B., shtetasen F. B., e cila ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", kryer në bashkëpunim dhe "Dëmtime të tjera me dashje".