PD-LSI akuza Ramës: Qytetarët trajtohen ndryshe prej politikës së shëmtuar

LSI ka akuzuar edhe një herë mazhorancën për mashtrim me masat për përballimin e pandemisë. Duke publikuar videon e shfaqur në ERTV nënkryetari i LSI ka theksuar se strategjia e Ramës është mashtrimi.

“Infermieri bën sikur, por nuk bën injeksion.”

Sipas Vasilit strategjia e PS janë gjobat dhe jo rimbursimi i ilaçeve.

“Strategjia e Edi Ramës ka qenë vetëm gjoba, dënime, autoblinda, video mashtruese.”

Ndërkaq PD është ndalur në  njësinë 2 në Tiranë ku ka akuzuar se mazhoranca ka braktisur banorët

“Jemi vetëm 2 km larg qendrës së Tiranës dhe duket sikur jemi në shtet tjetër, sikur nuk janë shqiptarë këta këtu. Trajtohen ndryshe vetëm prej politikës së shëmtuar.”

Për opozitën janë zgjedhjet e 25 prillit që do të zbulojnë sjelljen reale të mazhorancës.