Arrestimet në Krujë, Yuri Kim: Mos u shfokusoni nga propaganda, reforma në drejtësi me rëndësi

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim përshëndeti operacionin e SPAK në gjykatën e Krujës, si një hap më tej drejt reformës në drejtësi.

Nga qyteti i Durrësit  ambasadorja tha se SPAK po punon ndërsa bëri thirrje për të mos u shpërqëndruar nga propaganda.

"Reforma në drejtësi është e rëndësishme nuk është morale por çështje biznesi.  Për të gjithë ata skeptikë që kanë thënë që asgjë s’ka për të ndodhur dhe reforma në drejtësi nuk ka për të ndodhur dhe SPAK nuk ka për të funksionuar asnjëherë, kam një lajm. E keni gabim.

Do inkurajoja të shikoni të  gjithë rastet që është duke ndjekur përfshi dhe rastin e sotëm në Krujë.

Reforma në drejtësi nuk është një mrekulli, që ndodh hap pas hapi, dhe ne duhet ta ndihmojmë njëri tjetrin ta ngremë dhe të ecë përpara.

Gjithashtu është e rëndësishme të forconi veten të shkoni kundër skepticizmit, fokusohuni në fakte. Shihni çfarë po bën SPAK dhe policia e mos lejoni të shfokusoheni nga propaganda."

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ishte në Durrës për një vizitë në port ku u takua edhe me drejtorin e këtij institucioni.