Arrestimi: Sekuestrohen dosje, kontrollohet edhe banesa e gjyqtares Hoxha në Tiranë

Burimet nga policia bëjnë me dije se policia ka shkuar në banesën e gjyqtares Enkeleida Hoxha për të ushtruar kontroll dhe sekuestruar dokumente.

Banesa e saj është në lagjen Komuna e Parisit në Tiranë. Gjithashtu mësohet se janë ushtruar kontrolle dhe në banesat e personave të tjerë ndaj të cilëve gjykata ka firmosur masën e sigurisë arrest me burg.

Po kështu janw ushtruar kontrolle dhe janë sekuestruar dosje edhe në ambientet e Gjykatës së Krujës.

"Janë ushtruar kontrolle mbi 16 banesa dhe zyra të subjekteve të hetuara meqëllim gjetjen dhe sekuestrimin e provave materiale" thuhet në dosjen e prokurorisë.

Ekskluzive Dosja e Krujës: Të dënuarit – avokati – gjyqtarja, skema si përfitohej ulja e dënimit kundrejt 6- 12 mijë euro