Grabitësit tentuan të vjedhin shtëpinë e 65 vjeçari, flasin fqinjët: Ka ndodhur edhe më parë, kushëriri kishte lokal...
Një tentativë për grabitje është shënuar mbrëmjen e djeshme në Roskovec, ku disa persona kanë hyrë në një banesë.
Grabitësit janë pikasur nga pronari i banesës dhe kushëriri i tij, teksa ndaj këtij të fundit është qëlluar me armë zjarri duke e plagosur në këmbë.
Fqinjët kanë folur për mediat, ku kanë treguar se kjo nuk është hera e parë që banesa bie pre e grabitësve.
“Janë burrë e grua. Janë familje e rregullt. Ka ndodhur edhe një herë më përpara e njëjta ngjarje, ku kanë tentuar për ta vjedhur këtë banesë. Ka ardhur një kushëri që kishte lokalin dhe e kanë qëlluar. Hera e dytë që ka ndodhur, hera e parë ka qenë para një muaji”, kanë thënë fqinjët.
Të moshuarit mësohet se kanë një djalë në Angli, ndërkohë që grabitësit kanë qenë pesë persona.
Lexo edhe: Fier: Grabitësit tentojnë të hyjnë në banesë por pikasen nga familjarët, plagoset me armë 40 vjeçari