Aksident në autostradë, makina merr përpara dy këmbësorët

Dy persona mbetën të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor të regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:25, ku shtetasi S. Dh. ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar këmbësorët, shtetasit G. M. dhe B. D., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.