Shkodër: "Buna" del nga shtrati, prezencë uji në disa lagje në qytet, evakuohen 10 familje

Në Shkodër lumi ka dalë nga shtrati. Rritja e nivelit të liqenit ka  krijuar  vështirësi qarkullimi në disa lagje qytetit, duke rrethuar nga uji territorin që shtrihet në pjesën veriperendimore të qytetit si lagjet nr.1 dhe nr. 2, në Livadhe, Xhabije, Tophanë, Zoteknikë, shtëpitë në lagjen Tepe, Perash.

Mësohet se ka rritje të prurjeve edhe të lumit Drin.

Mbrëmë gjatë natës në qytetin e Shkodrës janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në qytet mbi 10 familje tek të afërmit e tyre dhe në strehime të tjera.

Gjithashtu gjatë natës forcat zjarrëfikëse kanë punuar për largimin ujit nga shtëpitë të cilat kanë patur prezencë uji në oborre, duke parandaluar dëmtimin e disa banesave.

Në njësinë administrative të Dajçit  janë  1800 ha tokë bujqësore e përmbytur . Në fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.

Ka rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit. Lartësie e ujit arrin 150 cm në rrugë, dhe  6 shtëpi të përmbytura

Ka prezencë uji në oborre 121 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 9, Rrushkull 12, Suka 9.

-Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjien Mazija- Suka Dajç.

-Është e pakalueshme rruga kryesore e Darragjatit dhe vetëm me mjete të tonazhit të lartë mund të lëvizet.

https://youtu.be/Q1IvSumX8OY

-Kërkohet ndërhyrje emergjente nga Bordi Rajonal Lezhë për të bërë të mundur mbylljen fundore të argjinatures së Darragjatit pasi uji vërshon në zonën e banuar.

-Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.

-Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.

-Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë mbetet parësore.

LEXO EDHE

Shkodra nën ujë, Meta: Urgjentisht qeveria të shpallë “Gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”

Toka të përmbytura në Lezhë, rrëshqitje dherash në Elbasan, Devolli pa drita

Investimet e Lelit “i shkriu” shiu, banorët e Vlorës zgjohen të përmbytur

https://youtu.be/dHaaJOLd6W0