"Pasi e varrosën dhe i bënë atë që s'thuhet, e mbulojnë me tullumbace Valentini", gazetarja reagon ashpër për Kullën e Sahatit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2021, 22:30
Kulla e Sahatit është e fundit ndër monumentet e Tiranës që po humbet nën themelet e pallateve. Por Bashkia e Tiranës për këtë Shën Valentin është kujtuar për ekzistencën e saj duke e mbushur me zemra të kuqe.
Ndaj kësaj shfaqje ka reaguar ashpër gazetarja Beti Njuma, duke e cilësuar një spektakël të pështirë nga ata që hnuk patën zemër dhe e varrosën Kullën e Sahatit.
"Ata që s’patën zemër dhe e varrosën Kullën e Sahatit, pasi i bënë atë që s’thuhet, tani po na e mbulojnë me tullumbace Valentini simbolin e Kryeqytetit.Mjaft me këtë spektakël të pështirë!Qytetarëve të Tiranës u kanë ardhur zorrët në fyt nga kjo trushpëlarje që u bëjnë orë e çast!"