Andoni: Pjesa e parë fushatës së PD-së ka qenë model. Biberaj: Basha është përpjekur të ruaj ekuilibrat me drejtuesit e qarqeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2021, 21:40
I ftuar në Arena nga Dritan Hila, analisti Ben Andoni u shpreh se pjesa e parë e fushatës ka qenë model për Partinë Demokratike.
Andoni: Pjesa e parë e fushatës ka qenë model për Partinë Demokratike. Nuk kuptoj justifikimin që është dhënë për Romeo Gurakuqin dhe Ervin Salianjin që u lanë jashtë nga Komisioni i vlerësimit të kandidatëve.
Ndërsa anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj u shpreh se Basha është përpjekur të ruaj ekuilibrat brenda PD-së me zgjedhjen e drejtuesve të qarqeve
Biberaj: Basha është përpjekur të ruaj ekuilibrat brenda PD-së me zgjedhjen e drejtuesve të qarqeve. Është bërë një zgjedhje e kujdesshme. Rezultati në Kukës do jetë 2 mandate për PD dhe një për PS.