Biberaj: Me LSI-në kemi një aleancë të fuqishme, ka pika takimi mes programeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2021, 22:07
I ftuar në Arena nga Dritan Hila, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj u shpreh se se PD me LSI-në ka një aleancë të fuqishme, është parti e organizuar.
Biberaj: Puna për hartimin e listës së deputetëve ka nisur. Me aleatët i kemi mirë punët. Me LSI kemi një aleancë të fuqishme, është parti e organizuar. Do ta respektojmë si aleancë opozitare.
Ka pika takimi mes programit të PD dhe LSI. Në një vend si Shqipëria ku ka papunësi dhe varfëri fokusi është te politikat sociale.