Analistët në Arena: Rama nuk ka program, por i avancuar në rrjetet sociale, komunikimi i Bashës racional
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2021, 22:02
I ftuar në Arena nga Dritan Hila, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj u shpreh se bilanci i Ramës në 8 vite i zi sterrë dhe se ai nuk ka asnjë program.
Biberaj: Bilanci i Ramës në 8 vite i zi sterrë. Nuk ka asnjë program. Sondazhet e nxjerrin dobët por ai bën lojën e tij.
Gazetari Arbër Hitaj tha se Partia Socialiste është më e avancuar në rrjetet sociale, ndërsa analisti Ben Andoni shtoi se komunikimi i Bashës është racional.
Hitaj: Partia Socialiste është më e avancuar në rrjetet sociale përmes të cilave synon të tërheqë elektoratin gri.
Andoni: Komunikimi i Bashës është racional, por në tema shumë të vështira ai kapet keq. PD i duhet një model komunikimi jo vetëm logjikë, por edhe cinik.