Hitaj: Nuk ka pasur risi në afrime, prisja më shumë hapje të Partisë Demokratike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2021, 21:33
I ftuar në Arena nga Dritan Hila, gazetari arbër Hitaj u shpreh se priste më shumë hapje të PD-së dhe shtoi se nuk ka pasur risi në afrime.
Hitaj: Nuk ka pasur risi në afrime, hiq zotin Ruli që tha nuk do jem pjesë e PD. Prisja më shumë hapje të Partisë Demokratike. Puna e komisionit ishte e mirë, por puna u rrëzua me caktimin e Tritan Shehut si të deleguar në Gjirokastër, apo Mark Markut që do të jetë i pari në Lezhë.
Mund të jetë mangësia e figurave në Partinë Demokratike, por komisioni nuk ka pasur shumë kritike.