Hazizaj: Nëse aleanca e krijuar brenda të njëjtit reshtim merr më shumë vota, ka të drejtën e formimit të qeverisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2021, 22:15
I ftuar në Arena nga Dritan Hila, juristi Sokol Hazizaj u shpreh se sa kohë aleanca e krijuar brenda të njëjtit reshtim merr më shumë vota, shpallet fituese, fituesi ka të drejtën e formimit të qeverisë.
Hazizaj: Sa kohë aleanca e krijuar brenda të njëjtit reshtim merr më shumë vota, shpallet fituese, fituesi ka të drejtën e formimit të qeverisë. Sot ne nuk kemi koalicione, por kemi regjistrim si një subjekt i vetëm i një aleance partish. Nëse një nga subjektet merr më shumë se 50% të votave ngre qeverinë.
Numri i domosdoshëm i Gjykatës Kushtetuese është 9. Ende kemi organe ligjore dhe gjyqësore të brishta të cilat nuk garantojnë funksionimin e tyre, por edhe zgjidhjen e ankimeve që mund të kenë partitë politike